Çfarë është GET

Në GET ti mund të eksplorosh gjithçka në kohë reale si: veshjet fashion, produkte shtëpiake, teknologjike, elekto-shtëpiake apo arti sëbashku me pikat e informimit si paketat turistike, palestra, qendra kursesh etj.
Duke e shtuar tek të preferuarat, mund ta porositësh apo ta provosh personalisht atë tek biznesi në kohën e lirë.
GET gjithashtu mundëson teknologjinë QR Code, nëpërmjet të cilës konsumatori mund të skanojë smartkodin për çdo biznes në mënyrë që të lidhet drejtpërdrejt me të. Pas skanimit, automatikisht hapen dhe shfaqen vetëm produktet e atij biznesi në platformë.
Nëpërmjet GET ju mund të ndiqni vetëm atë që ju nevojitet për shembull, nëse kërkoj të blej një T-Shirt, mjafton të shkoj tek kategoria Tops apo Activewear. Apo nëse dëshiron të shohësh për smartphone nëpërmjet kategorisë Tech, mund të shpaloset gjithçka.
GET është platforma e parë shqiptare që mbledh të gjitha bizneset në një platformë të vetme. Shkurto kohë dhe eksploro gjithçka që duhet nga dyqanet e preferuara.

Përshkrim i shkurtër

Hyrja - duke ndjekur të gjitha postimet më të fundit në platformë.

Informacion i plotë – duke klikuar brenda produktit ju do gjeni një përshkrim më të plotë të produktit dhe vendodhjes së biznesit.

Kategori - duke filtruar specifikisht në bazë të kategorisë që përbën interes për ty.

Skanimi i smartkod QR - Kur kalon pranë një biznesi të pajisur me logon GET, nëpërmjet kameres së GET mund të skanosh për të ndjekur produktet e atij biznesi.

Historiku - Këtu do të ruhen të gjitha bizneset që përdoruesi ka skanuar me kamer në terren.

Preferuarat - Këtu ruhen të gjitha produktet e pëlqyera.

Si mund të ndryshoj gjininë

Në bazë të gjinisë së zgjedhur ju do të shihni produktet dhe filtrat tek kategoritë. Gjinia mund të ndryshohet tek “Opsionet” dhe ruhet automatikisht.

A mund ta ruaj një produkt për ta parë më vonë

Po, duke rrëshkitur (swipe) produktin në krahun e djathtë për nga ikona zemrës, ose pasi keni hapur produktin, mund të klikosh tek butonin i zemrës në fund.

Çfarë mund të bëj me produktet e Preferuara?

Përdoruesi mund të zgjedhë ta porositë produktin duke kontaktuar biznesin apo të shkojë për ta provuar personalisht atë në dyqan.

Çfarë është smartkodi QR

QR është një smartkod që krijon një lidhje direkte me biznesin ekzistues. Ky kod mund të skanohet nga kalimtarët për të ndjekur drejtpërdrejt të gjitha produktet e biznesit në GET.

Historiku shërben për

Ruajtjen e të gjitha bizneseve që ju keni skanuar në terren, në mënyrë lehtesimi për të vizituar vetëm produktet e tyre në çdo moment brenda GET. 

Si mund të filtroj një produkt specifik

Duke klikuar butonin “Kategori” dhe duke zgjedhur atë kategori që përbën interes për ju.

A do të gjenden produktet në dyqan

Të gjitha produktet që gjenden në GET, gjenden edhe në biznesin përkatës. Nëse ato janë fshirë, do të thotë se produkti është shitur.

A mund të postoj produktet e mia

Nëse ju nuk jeni biznes, ju nuk mund të regjistroheni apo të postoni në GET. Nëse keni një biznes që platforma nuk e përfshin, na kontaktoni nëpërmjet email [email protected]

Për biznesin:

Si mund të regjistroj biznesin tim

Ju mund të regjistroni biznesin tuaj duke hapur Menunë dhe duke klikuar “Hyr si Biznes”. Më pas shtyp "Regjistro Biznesin" dhe plotësoni të dhënat tuaja duke përfunduar me butonin “Regjistrohu”.

A mund të postoj direkt si biznes

Jo. Pasi ju të regjistroni biznesin, në do të shqyrtojmë kërkesën tuaj dhe më pas do lejojmë aksesin për të postuar.

Nëse shtoj një produkt, a do të shfaqet menjëherë ai në platformë

Po. Nëse ju keni marrë konfirmimin për të postuar, të gjitha produktet që ju shtoni renditen automatikisht në platformë.

Kur mund të postoj

Ju mund të postoni në të gjitha oraret 24/7/365.

Si mund te pajisem me smartkodin QR

Kodet QR krijohen nga GET. Në momentin që regjistrimi juaj si biznes është miratuar, stafi i GET do ju mundësojë një kopje fizike format standard, për t’u ngjitur dhe ekspozuar në biznesin tuaj. Gjithashtu ju do të pajiseni edhe me smartkodin elektronik, për t’u lehtësuar shpërndarja në rrjetet sociale apo më gjerë.

Si mund të ndryshoj Numrin e Telefonit Publik apo Fjalëkalimin

Pasi jeni loguar si biznes, këto të dhëna mund të ndryshohen tek “Opsionet” dhe më pas duke klikuar butonin “Ruaj”.

Çfarë janë koordinatat GPS

Koordinatat GPS janë pozicioni i biznesit në hartë. Ato do i shfaqen çdo vizitori në produktet e biznesit tuaj.

Si mund të ndryshoj koordinatat GPS

Pasi jeni loguar si biznes, nga faqja “Opsionet” kliko tekstin blu “Merr nga GPS”. Automatikisht do të gjenerohet vendndodhja juaj momentale. Korrigjoni të dhënat nëse ato nuk janë të sakta dhe kliko "Ruaj".

Nëse një produkt që kam postuar nuk është gjendje stoku, çfarë duhet të bëj

Nëse nuk keni më stok të atij produkti, ju duhet ta fshini postimin nga platforma në mënyrë që të shmangni kërkesat për një produkt jo ekzistues. Për të fshirë një produkt nga platforma shkoni tek Menuja dhe klikoni "Postimet e mia", më pas tek produkti që dëshironi të fshini shtypni butonin "X" dhe konfirmoni fshirjen.

Nëse jam regjistruar si biznes Fashion, a mund të postoj në seksionin e produkteve

Jo. Ju duhet të krijoni një llogari tjetër për të postuar në seksionet e tjera. Çdo biznes i regjistruar në kategoritë: Fashion, Produkte dhe Infopoint mund të postojë vetëm  për ato lloj kategorish.